Kushtet dhe Manuali Perdorimit te faqes

Marreveshja e Anetaresimit

Faqa jone respekton Ligjin GDPR 2016/679 - Rregullorja Evropiane per Mbrojtjen e te Dhenave. Anetaret bien dakort te sillen me etike, ndershmeri dhe konform ligjeve. Ne nuk mund te lejojme asnje forme abuzimi, e cila per pasoje do te coje ne nderprerje te komunikimit te informacioneve. Eshte ne pergjegjesine e cdo individi te perdore sherbimin tone ne menyre te drejte, duke respektuar privatesine e te tjereve si dhe autoresine e tyre. Eshte pergjegjesi e anetareve nese publikojne informacione dhe/ose te dhena te tjereve apo prej te tjereve pa lejen e tyre. Ne ju ftojme te na beni me dije, nese gjykoni per raste te komunikimeve te anetareve te pa pergjegjshem. Personat qe perdorin fyerje ne menyre te perseritshme, nuk do te lejohen te marrin pjese ne faqen tone. Ne mund tju dergojme nje paralajmerim, nje pezullim te perkohshem, pezullim pa limit ose largim perfundimtar nga faqa si dhe sherbimet e saj ne rastet kur:
a) haset shkelje e kesaj marreveshje,
b) pamundesi per te verifikuar vertetesine e informacioneve qe na jepni, ose
c) nese ne gjykojme se veprimet tuaja cojne ne pengesa ligjore per ju, perdoruesit e tjere ose ne.
d) kur objektivat tuaja nuk shkojne ne harmoni me objektivat e faqes, konkurencen e lire, interesat tona.

1. Mbrojtja e privatesise
Me regjistrimin ne sistem ju miratoni termat dhe kushtet e meposhtme. Ne nuk mbajme pergjegjesi nese te dhenat tuaja perdoren nga pale te treta dhe nga faqa jone per qellime te burimeve njerezore, statistikore, tregtare, sherbime publike, reklamimi, marredhenie me publikun, analizimi, perpunimi te metejshem, etj.
Te gjitha informacionet e portalit tone jane mbledhur ne database-n tone, e cila lokalizohet ne kompani hostingu ligjerisht te licensuara, madje edhe pas "Caktivizimit te llogarise tuaj" mund te arkivohen per arsye teknike dhe ligjore.
Log-et e server-it dhe te dhena te tjera mund mblidhen per qellime teknike, sigurie etj. Ne mund te shperndajme informacion per perdoruesit e sistemit nese kerkohet te veproje keshtu nga ligji ose nese nje shperndarje e tille eshte e domosdoshme per tiu pergjigjur thirrjes ne gjyq, urdherit te gjykates, ose proceseve te tjera ligjore.
Personat/kompanite e regjistruara ne sistem mbajne vete pergjegjesine e vertetesise se te dhenave qe jane ne sistem.
Ne punojme ne cdo moment per te mundesuar nje sistem sa me te sigurte dhe te perditsuar ne menyre qe te krijojme nje platforme te sigurte.


2. Te dhenat tuaja
Ne mbledhim te dhenat tuaja me kontaktetet adresat tuaja te e-mail-it per qellime si dergim i e-maileve konfirmuese, njoftime marketingu, njoftimeve periodike nga portali yne apo njoftime nga palet e treta sipas ligjeve ne fuqi dhe njoftimin per publikimin e njoftimeve me interes per ju.
Punedhenesit: Duke aprovuar dhe derguar nje njoftim ju autorizoni faqen tone https://www.njoftimefalas.com te komunikoje informacione lidhur me njoftimin anetareve per qellim te shit-blerjes apo te plotesimit me kandidate .Gjithashtu ju na autorizoni qe njoftimit te shperndahet ne rrjetet sociale si dhe te partnereve tane.
Per te siguruar te dhenat tuaja dhe vertetesine e informacionit, https://www.njoftimefalas.com ruan te drejten e verifikimit te cdo njoftimi para dhe pas shpalljes zyrtare ne portal.
Punekerkuesit: Duke aplikuar per nje pune, ju autorizoni https://www.njoftimefalas.com te furnizoje informacionin tuaj autoriteteve punedhenese. Informacioni qe do tju jepet do te perfshije CV-ne tuaj dhe/ose te dhenat per kontakt. Nga ky moment, eshte pergjegjesi e punedhenesit dhe publikuesit te njoftimit te trajtoj sipas ligjeve ne fuqi te dhenat personale te kandidatit. Keto te dhena nuk lejohet te tjetersohen pa miratimin paraprak te kandidatit.

2.1-Ligji per Mbrojtjen e te Dhenave Personale
Ligji per Mbrojtjen e te Dhenave Personale perkufizon te dhena sensitive ato te dhena qe kane te bejne me origjinen racore ose etnike, mendime politike, anetaresimin ne sindikata, besimin, fetar ose filozofik, denimin penal si dhe te dhena per shendetin dhe jeten seksuale. https://www.njoftimefalas.com nuk kerkon zakonisht nga klientet apo perdoruesit e sherbimeve te saj informacion mbi te dhena sensitive, por ne rast se ajo do te mbledhe te dhena te tilla ato do te perdoren ne perputhje me Ligjin per Mbrojtjen e te Dhenave Personale. Duke u bazuar ne llojin e aktivitetit qe ne kryejme dhe per nje sherbim sa me cilesor, ne mund te shperndajme te dhenat sensitive me furnizuesit dhe nen-kontraktuesit tane per te mbajtur te dhenat tuaja te perditesuara.

3. Cookies
https://www.njoftimefalas.com mund te perdore cookies per te mbledhur informacion teknik per te dhena te caktuara statistikore dhe perdorim te sherbimeve ne faqen e internetit. Informacioni teknik i mbledhur mund te perfshije adresen e protokollit (IP) qe perdoret per te lidhur kompjuterin ose pajisjen tuaj ne internet, informacionin tuaj te identifikimit, llojin e shfletuesit dhe versionin, vendosjen e zones se kohes, llojet dhe versionet e shfletuesit, sistemin operativ dhe platformen etj.
Ne faqen tone, mund te mblidhen informacione nga operatore te tjere si Google(Analytics, search console etj.) dhe Facebook, te certifikuar sipas standarteve nderkombetare qe kryesisht sherbejne per te matur dhe zhvilluar performancen e faqes.

4. Rregullat e publikimit te njoftimeve
Ju bini dakort me rregulloren e publikimit te njoftimeve

5. Opinioni juaj
Per ne eshte shume e rendesishme cilesia dhe sherbimi ndaj klientit, ndaj ne mirepresim opinionin tuaj ne lidhje me sa me siper, ndaj ju lutemi na kontaktoni ne e-mail nese keni sugjerime ose komente. Ne mund te ndryshojme kete dokument here pas here, duke u bazuar ne komentet tuaja dhe nevojave tona per reflektimin korrekt te te dhenave dhe praktikave te aplikuara.


6.Prishja e Marredhenies
Kjo marredhenie mund te prishet me vullnetin e paleve. https://www.njoftimefalas.com rezervon te drejten e prishjes se marredhenies pa qene e detyruar te jap nje motiv/shkak.

- Ndihme dhe kontakte
Per pyetje dhe pergjigje klikoni ketu ose mund te na shkruani ne [email protected]



Ne NjoftimeFalas procedura e publikimit eshte shume e thjeshte. Ne u japim mundesine vizitoreve ti publikojne dhe menaxhojne vete njoftimet. Hapat kryesore per publikimin e nje njoftimi jane:
1. Kliko publiko njoftim nga faqa kryesore ose direkt Ketu
2. Nese nuk jeni i/e regjistruar ne fillim ju kerkohen te dhenat tuaja dhe me pas procedura e publikimit te njoftimit
3. Nese jeni te regjistruar, duhet te identifikoheni dhe me pas klikoni publiko njoftim
4. Ne fazen e dergimit te njoftimit, beni kujdes te plotesoni me kujdes te dhenat. Disa te dhena duhet te plotesohen me detyrim.
5. Pasi te keni derguar njoftimin,nuk ju ngelet gje tjeter vec te prisni qe stafi i faqes ta kontrolloj dhe publikoje.
6. Pasi stafi ta kontrolloje, ju do te merrni nje email njoftues per publikimin e njoftimit.
7. Ju mund te modifikoni apo fshini njoftimin pasi te publikohet.
8. Njoftimet me interesante me foto dalin dhe ne faqet tona sociale si facebook dhe linkedin si dhe dergohen ne email te personave qe jane abonuar.


Ne portalin tone mund te publikoni njoftime falas per objektet ne Shqiperi. Perjashtohen nga publikimi falas kategori te cilat kane nje kosto me te larte menaxhimi dhe nje rrisk te lart me trajtimin e te dhenave personale dhe/ose mashtrimit online:
Per disa njoftime mund te aplikohet pagese me sponsorizim ne faqe dhe rrjetet sociale:
- Njoftime per agjent, call center
- Njoftime per punesim jashte shtetit
- Njoftime per makina me qera (abonim vjetor)
- Njoftime per shtepi me qera ditore (abonim vjetor)
- Raste te vecanta, sipas vleresimit te stafit, mund te behen me sponsorizim dhe premium
Njoftimet mund te modifikohen dhe ri-dergohen pa limit perpara se te behet publikimi. Zakonisht stafi ju le kohe 1-2 ore perpara se ta publikoj njoftimin.
Cdo publikim numerohet nga sistemi. Ju do te merrni email per rezultatin e njoftimit. Numerohen vetem publikimet pozitive dhe numri i ri-publikimeve eshte i limituar(1 publikim + 2 modifikime/rifreskime falas per cdo njoftim). Ne panelin tuaj ju shfaqet dhe numri i publikimeve.
Ne momentin qe ju keni konsumuar te gjitha publikimet falas, duhet te prisni nje kohe te caktuar per te ri-publikuar falas(90 dite nga data e fundit e publikimit ose fshirjes se njoftimit). Nese e keni te nevojshme qe te publikoni me perpara me sponsorizim ne faqe dhe ne rrjetet sociale, kjo mund te behet me pagese.
KUJDES; Nuk lejohen:
-Eshte i ndaluar dublikimi i njoftimeve, qe do te thote ri-dergim nga e para e njoftimit per te perfituar falas. Ju mund te ripublikoni njoftimin falas apo hidhni nje njoftim nga e para nese kane kaluar 90 dite nga publikii i fundit ose keni fshire njoftimin e meparshem dhe kane kaluar 90 dite nga momenti i fshirjes se njoftimit te pare.
-Eshte e ndaluar hapja e me shume llogarive per te ri-nxjer te njejtin njoftim. Ne te tilla raste procedohet me bllokim te llogarive te hapura dhe ne rastet me te renda me perjashtim nga faqa.
-Eshte e ndaluar vendosja e numri te telefonit ne foto, titull te njoftimit dhe ose ne pershkrim. Numri lejohet te vendoset vetem ne vendet e kerkuara.
-Eshte e ndaluar vendosja e fotove, pershkrimeve, adresave etj. qe nuk jane orientuese dhe identifikuese per objektivin e njoftimit.


Njoftimi qendron online te pakten per 90 dite. Kjo nuk eshte fikse per te gjitha njoftimet, por mund te ndryshoj per disa kategori te caktuara ne vartesi te ngarkeses se faqes dhe llojit te aktivitetit ose kur anetari vendos ta fshije perpara kohe.
Nga momenti i fshirjes, njoftimi konservohet per arsye sigurie deri ne 90 dite, me pas fshihet pergjithmone dhe nuk mund te rekuperohet.
Te gjitha pagesat per sponsorizime apo donacione shkojne si ndihme ne sherbim dhe permiresim te faqes, popullimit te saje me vizitor nga rrjetet sociale si dhe per sponsorizime te sukseshme te njoftimeve tuaja ne rrjetet sociale facebook, instagram etj.

Njoftimet PREMIUM jane nje mundesi shume e mire per te arritur objektivin sa me shpejte. Ato vendosen ne faqen e pare te kategorise dhe te gjitha faqet e tjera. Per te derguar njoftim premium:
1. Identifikohuni dhe dergoni njoftimin duke klikuar Ketu.
2. Nga paneli juaj ketu mund te kryeni pagesen online ose kontaktoni stafin per menyrat e sponsorizimit ne faqe dhe rrjetet sociale.
3. Pasi stafi merr njoftim per pagesen procendon per vendosjen e njoftimit premium dhe sponsorizimit te tije ne rrjetet sociale.
4. Njoftimi premium mund te modifikohet nga ana juaj pa limit.
5. Ju nuk paguani per njoftimin, por per pozicionin qe zini dhe sponsorizimin online ne rrjetet sociale. 6. Minimumi i qendrimit ne premium eshte 10 dite.

Perfitimet tuaja kryesore nga njoftimi me pagese jane:
1. Njoftimi qendron i fiksuar ne pozicionet e para te kategorise edhe nese njoftimet filtrohen nga nje vizitor.
2. Njoftimi dergohet te pakten ne 500 email te targetizuar te cilet jane abonuar per te mare njoftime nga faqa jone
3. Njoftimi sponsorizohet ne rrjetet tona sociale facebook dhe linkedin.
4. Pagesa mund te behet online ose kontaktoni stafin per menyra te tjera.


Cfare perfitojme ne nga pagesa juaj:
1. Me ane te sponsorizimit nga pagesa juaj faqa jone perfiton me shume vizitor qe vijne nga rrjetet sociale.
2. Ndihmojme partneret tane te kene nje biznes me te mire
3. Ndihmojme tregun shqiptar te funksionoj me mire.
4. Japim mundesi per zhvillimin e bizneseve te reja.
5. Eleminojme spekulimin e cmimeve.

Po! Ju mund te rifreskoni te njejtin njoftim deri ne 3 here. Pra, cdo njoftim mund te rifreskohet 3 here falas. Me pas duhet te prisni 90 dite per ta ripublikuar falas ose mund ta publikoni menjehere me sponsorizim.
1 - Njoftimi mund te modifikohet ne cdo moment dhe nuk numerohet nese ka pasur mungese informacioni apo modifikim cmimi perpara se te publikohet nga stafi.
2 - Mund te ri-freskoni njoftimin pas 3 javesh nga publikimi i fundit. Rifreskimi i njoftimit mund te behet edhe me perpara 3 javesh nese gjykohet si e domosdoshme. Kujdes, nuk lejohet hedhja e nje njoftimi nga e para per tu publikuar falas per cfardolloj motivi.




Abonimi ju jep mundesine te merrni ne emailin tuaj njoftimet me te reja. Per tu abonuar klikoni ketu

Nese keni llogarine e bllokuar, do te thote se keni bere nje shkelje te rende te rregullave tona. Ne ju sygjerojme te mos hapni llogari te tjera sepse kjo ju rendon me keq gjendjen tuaj. Cdo veprim juaji pas bllokimit te llogarise, dyfishon penalitetin deri ne masen 500 euro. Ju nuk jeni i/e detyruar ta paguani dhe nuk keni asnje detyrim ligjor kundrejt nesh. Vetem ne rastin kur ju doni te vazhdoni te perdorni sherbimin tone, jeni i/e kushtezuar te paguani penalitetin per te vazhduar perdorimin e sherbimeve tona. Ky eshte dhe nje kontribut bilateral midis nesh qe sherbimet te funksionojne mire. Pagesa juaj do te destinohet per promovimin e faqes me sponsorizim ne rrjetet sociale. Ajo cka duhet te beni eshte te na kontaktoni ne email tone [email protected] per rihapje llogarie. Kete duhet ta beni nga numri me te cilin jeni bllokuar. Stafi yne aplikon nje penalitet administrativ qe shkon nga 10 euro deri ne 500 euro sipas nivelit te shklejes se rregullave. Pagesa behet pasi stafi ju ka komunikuar dakortesine per rihapjen e llogarise. Mos kryeni pagesa pa marre miratimin tone.
Njoftimefalas bashkepunon ngushte me agjensite imobiliare te cilat respektojne etiken ne biznes, jane te drejte dhe profesional me vizitoret e faqes si dhe respektojne rregulat e faqes. NjoftimeFalas respekton punen e agjensive dhe angazhimin e tyre ne kete fushe. Angazhimi yne profesional fokusohet ne ofrimin e nje vlere unike dhe speciale per biznese dhe individ.

Te gjitha agjensite imobiliare mund te publikojne njoftimet e tyre falas dhe pa limit ne numer.

Cfare perfshine publikimi falas nje kete faqe?
1- Njoftimet publikohen ne faqe te renditura nga data me e fresket. (Pervec njoftimeve me sponsorizim qe jane fikse te "Gozhduara" dhe sponsorizuara ne rrjetet sociale)
2- Njoftimi juaj perkthehet ne anglisht dhe/ose gjuhe te tjera
3- Njoftimet me interesante publikohen ne Facebook, Linkedin, Instagram
4- Njoftimi qendron te pakten 3 muaj online nga data e publikimit (ju mund te vendosni sipas nevojes)

Njoftimefalas perpiqet te garantoj eksluzivitetin e pronave te hedhura nga agjensite. Pra, aplikojme parimin i pari ne publikim, i pari ne te drejte. Agjensite, agjentet apo private(perfshire sekser) te cilet publikojne te njejtin njoftim, qe eshte hedhur me pare nga ai apo nje publikues tjeter mund te ndershkohen per dublikimin e njoftimit.
Stafi i faqes ruan te drejten e lejimit te dublikimit ne raste te vecanta qe trajtohen ne menyre individuale sipas marrveshjes midis paleve.(Jane lejuar dublikime te pronave ne rastin kur publikuesi i pare nuk ka kontrate eksluzive me pronarin e prones dhe publikuesi i dyte i ka bere vete fotot dhe i ka eksluzive)

Pra, dublikimi i njoftimit MUND (jo gjithmone per cdo rast) te lejohet nga stafi yne nese ju keni foto eksluzive. Nese fotot jua dergon pronari i prones, duhet ta pyesni nese keto foto i ka derguar ne agjensi te tjera dhe nese po, kerkoni qe te beni fotot vete ose tju dergoj foto te tjera eksluzive. Silljani situaten qe ju nuk perdorni foto qe perdorin agjensite e tjera.

Cfare duhet te beni nese vereni qe dikush ka publikuar te njejtin njoftim tuajin?
Ne kontrollojme ne menyre rigoroze njoftimet, por, mund te ndodh qe ndonje njoftim mund te kaloj filtrin tone. Ne kete rast jeni te lutur te na shkruani duke na derguar te 2 linqet, tuajin dhe personit qe ju ka kopjuar njoftimin.

Njoftimefalas ofron sherbime ekstra per agjnesite. Ne mund te sponsorizojme me pagese ne rrjetet sociale njoftimin tuaj. Per me shume na kontaktoni.
Ne NjoftimeFalas, njoftimi qe eshte hedhur nje here dhe rihidhet nga e para kur behet fjale per te njejete objekt quhet DUBLIKIM.
Ju mund te ripublikoni njoftimin falas apo hidhni nje njoftim nga e para nese kane kaluar 90 dite nga publikii i fundit ose keni fshire njoftimin e meparshem dhe kane kaluar 90 dite nga momenti i fshirjes se njoftimit te pare.